
Me nisjen e sezonit turistik, siguria shëndetësore e pushuesve në plazhin e Velipojës mbetet në plan të parë. Që nga fillimi i muajit qershor, Qendra Shëndetësore Verore ka hapur dyert, duke ofruar shërbim pa ndërprerje, 24 orë në shtatë ditë të javës. Për stafin mjekësor,puna tashmë ka hyrë në ritëm, ndonëse fluksi i madh pritet në vijim. Gjatë kësaj periudhe, në këtë qendër kryhen mesatarisht rreth 20 vizita në ditë.
Problemet kardiake janë edhe rastet më të rënda që janë shfaqur gjatë këtij sezoni veror, ku në muajin qershor dy persona humbjen jeten si pasojë e arrrestit kardiak
Për të përballuar çdo emergjencë apo nevojë të pushuesve vendas e të huaj, qendra është e pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme dhe me një staf të plotësuar mjekësh e infermierësh.
Gatishmëria e plotë e bluzave të bardha mbetet një garanci më shumë për të gjithë ata që zgjedhin Velipojën për të kaluar ditët e tyre të pushimit.
https://youtu.be/03Y7GVWb9b8






