
Me një investim nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ka nisur dhe po vazhdon puna për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme në plazhin e Velipojës. Një nga zonat më të preferuara nga shkodranët dhe turistët e huaj, ndërhyrja do ta kthejë në një zonë edhe më tërheqëse dhe për të gjitha stinët e vitit.
Aktualisht, ka përfunduar asfaltimi i rrugës nga kompleksi i banimit “Fishta” deri tek Hidrovori, ndërsa puna do të vazhdojë me asfaltimin e 5 rrugëve të tjera në drejtim të detit.






