Pas miratimit në këshillin bashkiak, të projektvendimit për menaxhimin e plazhit të Velipojës , duket se cdo gjë është gati për sezonin turistik.
Me nisjen e sezonit numri I vizitorëve është shtuar ndërsa rritja e sipërfaqes së hapësirave publike këtë vit është pritur mirë nga pushuesit .
Ashtu si dhe vitet e kaluara, Shqiptarët e Kosovës janë mysafirët më të shumtë në plazhin e Velipojës . Mikpritja, cilësia e plazhit por dhe cmimet konkuruese rendisin Velipojën si të parapëlqyerën e tyre për të kaluar pushimet.

Këtë vit, 34 parcela në plazhin e Velipojës do të jenë pa pagesë për tu shfrytëzuar nga qytetarët ndërsa deri më tani nuk ka pasur problematika të theksuara në respektimin e tyre nga biznset.

Pas vendimit të ministrisë së turizmit për herë të parë këtë vit në Velipojë do të kemi 3 hapsira pushimi, ajo që do menaxhohet nga njësitë akomoduese hoteliere, hapsira pa pagesë për qytetarët dhe hapsira e menaxhueshme me pagesë simbolike që do të menaxhohet nga bashkia Shkodër dhe do të ofrojë shërbim me cadra dhe shezlongë .

Artikulli paraprakBERISHA LISTON TË GJITHA ARSYET: JA PSE VOTA E SHQIPTARËVE ‘’VDIQ’’
Artikulli tjetërPOLICIA NË 24 ORË , NJË I ARRESTUAR NJË NË KËRKIM