Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një incidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:00, shtetasi me inicialet E. N., 39 vjeç, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria të një mjeti lundrues në pronësi të tij, ka pësuar një incident me tubin e gazit të mjetit, i cili ka shpërthyer aksidentalisht.

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, shtetasit E. N., 39 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të këtij mjeti lundrues.

Si pasojë, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOÇEKU AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET: U KUJDESËT PËR PAKETËN E MALEVE, POR PO DIGJET PASURIA MË E MADHE E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërDITA E 73-TË E TUBIMIT NË TIRANË, PROTESTUESIT MBLIDHEN PËRPARA KRYEMINISTRISË: ATA QË DUHET TË LARGOHEN JANË…