Këshilli i Bashkisë Shkodër përmes anëtarëve Jona Leqejza, Arvid Osja dhe Nersada Mandija i kanë bërë një kërkesë kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi për të rishikuar uljen e tarifave për zënien e hapësirave publike në plazhin e Velipojës.

Në shkresën e dërguar nga tre këshilltarët për kryebashkiaken thuhet se Velipoja krahasuar me plazhet e tjera të ngjashme në Lezhë apo Durrës ka tarifat më të larta për hapësirat publike.

Ne Velipoje nje m2 ne sezon shkon deri ne 840 leke ndersa në plazhet e Lezhës tarifa më e lartë është 500 lekë për m2 në sezon ndërsa 350 lekë në plazhet e Durrësit. Këshilltarja Jona Leqejza tregon arsyet e kësaj kërkese që lidhet edhe më vështirësitë e bizneseve nga pandemia e COVID-19.

Fakti që anëtarët e këshillit bashkiak të Shkodrës Arvid Osja, Nersada Mandija dhe Jona Leqejza kërkojnë uljen e tarfiave për zënien e hapësirave publike nuk vjen si ankesë e operatorëve turistik që kanë shezllonet në plazhin e Velipojës por si një nismë e vetë këshilltarëve.

Ulja e tarifave për zënien e hapësirave publike në plazhin e Velipojës mund të ndikojë shprehet këshilltarja Leqejza që operatorët të mos abuzojnë më ndërsa i kërkon policisë bashkiake dhe policisë së shtetit që të bëjnë kontrollet e duhura për të mos lejuar asnjë abuzim.

Në plazhin e Velipojës vitet e fundit hapësirat publike kanë qenë tejet të pakta por edhe tarifat e larta kanë detyruar disa prej operatorëve që kanë shezllone që të veprojnë në këtë mënyrë. Këtë vit synohet një përmirësim i situatës dhe një ndikim mund të ketë ulja e tarifave për zënien e hapësirave publike, kërkesë kjo e tre anëtarëve të këshillit bashkiak të Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, DHURIM GJAKU PËR TË SËMURËT TALASEMIK
Artikulli tjetërSHKODËR, MJEKU: RRITEN RASTET E REJA TË SHËNDETIT MENDOR