
Pushuesit në plazhin e Velipojës kanë kaluar një natë ndryshe duke u argëtuar me zhvillimin e maratonës së këngës popullore.
Për pushuesit erdhën disa prej këngëve dhe këngëtarëve më të mirë të momentit. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi uroi mirëseardhjen pushuesve shqiptar, atyre nga Kosova por edhe të huajve. Maratona e Këngës Popullore erdhi për herë të parë në Velipojë nga një bashkëpunim i bashkisë Shkodër me televizionin Klan, shoqatën “Sot për të Ardhmen” dhe disa sponsor të tjerë mbështetës.






