Si pasojë e ndikimit të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika: vendi ynë edhe ditën e shtunë vijon me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin, sipas meteoAlb. Përjashtim bëjnë vetëm orët e mbrëmjes, të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 17°C deri në 40°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Ishujt Britanikë, Skandinavia dhe Vendet e Europës Lindore mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa kthjellime dominojnë gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian.

Artikulli paraprakMAKINA ME SHPEJTËSI DEL NGA RRUGA DHE PËRPLASET ME MURIN, HUMBIN JETËN DY TË RINJ NË SHKODËR
Artikulli tjetërCERTIFIKATË VAKSINIMI DHE TEST NEGATIV PËR TË HYRË NË RESTORANT, MALI I ZI MIRATON MASA TË REJA ANTI-COVID