Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta.

Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të ketë mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore pritet kalim i pakët vranësirash.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 16°C në zonat verilindore dhe malore deri në 25°C në Tiranë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar, pa krijuar probleme në zonat bregdetare apo ato të brendshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQËLLOHET ME ARMË MAKINA NË LËVIZJE NË MILOT
Artikulli tjetërBALLKANI I NDARË PËR PUNONJËSIT E HUAJ, SHTETET QË I MBËSHTESIN MË SHUMË DHE MË PAK