Vendi ynë do të ndikohet sot nga masa ajrore të thata dhe të ftohta, që vijnë nga verilindja dhe lindja e Evropës duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të jetë prezent.

Në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të ketë herë pas-here kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese jo vetëm në mbrëmje, por edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të ulëta në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi maksimale deri 20 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke gjeneruar në det, dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakZJARRI NË KONVIKT, IU MERR JETËN 11 STUDENTEVE
Artikulli tjetërRINUMËRIMI I VOTAVE NË SHBA LË NË HIJE EMËRIMET NË KABINET