Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë në një dalje për mediat, pasi klienti i tij u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Ai e cilësoi këtë vendim skandaloz dhe për të kënaqur, pa etiketuar se kë.

“Ishte një vendim skandaloz. Në këtë vend dy gjëra dihen që janë të sigura. Lindja dhe vdekja, të tjerat nuk dihen. Nëse vendimi i Saimir Tahirit do të kënaqë dhe përmbushë atë shqetësim që kishte opinioni shqiptar, le të quhet i përmbushur”, tha Haxhiaj.