Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.

Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.

Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës.

Artikulli paraprakRAMA: NË ZONAT PYJORE QË DIGJEN, PËR 30 VITE S’DO JEPET ASNJË LEJE NDËRTIMI
Artikulli tjetërSËRISH SULME NË GAZA, RAPORTOHET PËR 6 TË VDEKUR