Qeveria ka miratuar vendimin për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk e kryejnë dot lejen vjetore të tyre për shkak të detyrave, u paguhet sipas gradës dhe rolit, bazuar në dispozitat ligjore. Sipas vendimit, efektivët nuk duhet të punojnë më shumë se 8 orë në ditë pa ndërprerje dhe duhet të kenë patjetër një ditë pushimi në javë.

Në të kundërt orët shtesë u paguhen sipas një kalendari kohor dhe të klasifikuar sipas periudhës kohore, nëse është ditë apo natë. Gjithashtu janë klasifikuar dispozita lehtësuese edhe për gratë shtatzëna në Policinë e Shtetit, teksa do u njihet e drejta elejes pa të drejtë pagesë punonjësve të Policisë për probleme personale, shëndetësore apo faktorë të tjera,por kjo e dejtë vetëm një herë në vit.

Këto janë kriteret e reja të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave (17 prill), mbi “Përcaktimin e rregullave dhe procedurave të kohës së punës, pushimit, trajtimit financiar, kur nuk i kryen lejet dhe disa kushte të veçanta për gratë shtatzëna në Polici”. VKM vjen pas propozimit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakKOSOVË/ DËSHTIMI I KONSTITUIMIT TË KUVENDIT, REAGOJNË AMBASADORËT BRITANIKË E GJERMANË
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 11 MAJIT! ARRIJNË NË SHQIPËRI VOTAT E PARA TË DIASPORËS