Tashmë mbetet vetëm vendimi, brenda 30 ditëve do të mësojmë fatin e Ilir Metës. Pas disa orëve debate është mbyllur sot seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës. Seanca nisi në orën 10:00, ku presidenca dorëzoi përgjigjet për 72 pyetjet që i drejtuan nga anëtarët e Gjykatës, ndërkohë që refuzoi t’i lexonte ato duke e konsideruar këtë etapë të gjykimit si të përmbyllur.

I pyetur nëse Presidenti e ka respektuar rolin e tij për të qenë mbi palët, këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj tha në Kushtetuese se gjatë gjithë mandatit Presidenti e ka luajtur këtë rol. Por sipas tij Meta është sulmuar shpesh ndaj Edi Rama, dhe për këtë dorëzoi një video. Për Kuvenjdin këto janë deklarata kot sepse Kryeministri në zgjedhje është palë politike dhe për këtë gjykohet nga opinionin publik, ndryshe nga Presidentui që duhet të jetë gjithmonë mbi palët.

Këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij, u sollën me urgjencë. Sipas tij një provë e ardhur nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, dhe kjo bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Sipas tij Kuvendi s’mund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj.

Dervishaj tha se që 1 korrik i është referuar një urdhër të Kuvendit datë 6 maj 2021 dhe jo sicc e përcjell Kuvendi. Sipas tij nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.

Presidenca pretendon se përveç datës në dokument ka ndryshuar edhe përmbajtja. “Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon. Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti”, tha këshilltari i Metës.

Ndërkohë që përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka, ktheu përgjigje duke thënë se Presidenca e ngatërron në mënyre të qëllimshme. Kuvendi nënvizon se nuk është shkelur asnjë ligj apo manipulim.

Anëtarët e trupës së Gjykatës Kushtetuese i drejtuan 72 pyetje presidencës, që lidhen me qëndrimin e kësaj të fundit për aspektin procedural dhe thelbin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Metës. Vetë kreu i shtetit ka deklaruar se do i kthejë përrgjigje personalisht, teksa vetëm pak ditë më parë thirrjet “për prerje dore” apo “mprehje të sfurqeve”, tha se ishin metafora dhe epitete.

Seanca e ditës se enjte ishte e dyta e mbajtur nga Gjykata Kushtetuese si pjesë e procesit me objekt shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Gjatë seancës së parë të mbajtur të hënën, trupa rrëzoi një kërkesë të presidencës për dorëheqje të tyre, si të pabazuar në ligj. Në këtë seancë, Kuvendi e mazhoranca përfaqësohen nga Lindita Nikolla, kryetarja e parlamentit dhe Klotilda Bushka e Taulant Balla.