Kërkesa e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Endrit Shabani, i cili shprehet se respekton vendimin e Kushtetueses dhe se i ka dhënë përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Reagimi:

Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E PD-SË, ENDRIT SHABANI MBETET AVOKAT I POPULLIT
Artikulli tjetërERIC WENDT MERR DETYRËN NË SHQIPËRI, AMBASADA AMERIKANE: ALEANCAT JANË MË TË FORTA KUR QËNDROJMË SË BASHKU