Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ku janë prezantuar edhe kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të gjashtë marsit. Ministri Ulsi Manja, në cilësinë e drejtuesit politik në Qarkun Dibër, tha se ka zgjedhur si kandidat në këtë bashki bankierin Rrahim Spahiu, sipas tij Spahiu është njeriu i duhur për të çuar përpara projektet në këtë bashki.

Konkretisht emrat e propozuar janë:

Për Bashkinë Durrës , PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.

Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiu, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.

Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.

Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera.

Për Bashkinë e Lushnjes vijojnë ende diskutimet ku emri do të jepet të martën e 1 Shkurtit.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, MOTORI PËRPLASET ME NJË FUORISTRADË, PLAGOSET DREJTUESI
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ MAJLINDA ANGONI KONFIRMOHET SI KANDIDATJA E PS-SË PËR BASHKINË E SHKODRËS