Afganet e vendosur në zonën turistike të Shëngjinit, nuk e kanë pritur aspak mire vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara te Amerikes Donald Trump në lidhje me pezullimin e programit të refugjateve për 90 ditë nga i cili preken dhe ata. Refugjatet Afgan i kërkojnë Donald Trump që të veproje dhe tju vijë në ndihmë sepse endrra e tyre është Amerika, dhe pa mbështetjen e SHBA e ardhmja e tyre është në rrezik.

Aktualisht në zonen turistike të Shengjinit janë të vendosur 200 familje Afgane, ku kontigjenti më i fundit kanë ardhur 1 javë më parë. Ndërsa me këtë vendim të Donald Trump ata nuk mund të vijojnë proçedurat për plotësimin e dokumentacionit për tu zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe e ardhmja e tyre mbetet a pasigurte. Afganet në Shqipëri nisen të vinë në gusht të vitit 2021, pas pushtimit të vendit të tyre nga Talebanet.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA PARANDALON PËRSHKALLËZIMIN E DHUNËS NË NJË FAMILJE
Artikulli tjetërLEZHË, TURIZMI GASTRONOMIK NË ZHVILLIM