Debate të ashpra në mbledhjen e kreut të PD Lulzim Basha me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupit parlamentar.
Mësohet se tre deputetë deri tani kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Flamur Nokën dhe Tritan Shehun.
“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu.