Rusia ka kërcënuar se do të mbyllë ambasadën e saj në Bullgari dhe se do të mbyllë misionin e saj në Moskë.

Kryeministri bullgar Kirl Petkov njoftoi se vendi i tij do të dëbojë 70 persona, pjesë të stafit diplomatik rus. Ky vendim vjen pas tensioneve të shtuara pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimet për spiunazhin.

Ambasadorja e Rusisë në Bullgari, Eleonora Mitrofanova bëri me dije se do t’i bëjë kërkesë qeverisë ruse të mbyllë misionin e saj në Sofje.

Sakaq në deklaratën e tij Petkov bëri me dije se rusët për të cilin u mor vendimi për t’u dëbuar kanë punuar kundër interesave të Bullgarisë.