Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Artikulli paraprakSPIROPALI DEKOROHET NË KIEV NGA ZELENSKI ME URDHRIN E LARTË SHTETËROR
Artikulli tjetërITALI/ U ZHDUK 4 MUAJ MË PARË, GJENDET TRUPI I PAJETË I 35-VJEÇARES SHQIPTARE