Kryeministri Rama reagon për herë të parë pas vendimit zhgënjyes të BE-së e cila shtyu sërish datën për konferencën e parë ndërqeveritare.

Rama u shpreh se: “Kjo nuk është hera e parë që dështon Europa, po e prisja me emocione një vendim pozitiv”.

“Ata kanë problemet e tyre brenda shteteve anëtare, unë nuk jam i shqetësuar. Reformat ne i bëjmë për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë, ne kemi bërë përpjekje të mëdha për të ecur para. Detyrat ne i kemi bërë, ne nuk dështuam unë mund të flas shumë gjëra por më duket absurde”, tha Rama.