Në mbledhjen e rradhës të këshillit bashkiak të Shkodrës u miratuan një sërë pikash të rëndësishme ndër të cilat, projektvendimi për çmimet tavan për dhënien me qira ditore të çadrave dhe shezlongëve në plazhin e Velipojës për sezonin turistik 2026.
Sipas vendimit të miratuar, çmimi maksimal për një çadër me dy shezlongë do të jetë deri në 900 lekë me TVSH, ndërsa për një gazebë çmimi nuk do të kalojë 1500 lekë me TVSH.
Vendimi u votua me 26 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenime.
Ky vendim synon të mbajë nën kontroll tarifat gjatë sezonit veror, duke shmangur abuzimet me çmimet dhe duke garantuar më shumë akses për pushuesit që frekuentojnë plazhin e Velipojës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: PRONA NË ZVËRNEC NUK ËSHTË E SHTETIT, POR PRIVATE ‘DEMBABADEM’
Artikulli tjetërSHKODRA NË FOKUS TË BASHKËPUNIMIT ME SUEDINË