Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.

Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.

Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.

Artikulli paraprakSTANI I DROGËS NË KASHNJET, GJYKATA JEP VENDIMIN
Artikulli tjetërSKEMA KOMBËTARE 2025/ MINISTRI SALLA: 6.4 MILIARDË LEKË MBËSHTETJE PËR FERMERËT