VENDOSEN TABELAT E VENDPARKIMEVE PËR INVALIDËT

Në rruget kryesore të Shkodrës  ka nisur vendosja e tabelave për vendparkimet për invalidët. Saimir Ustabeqiri, kryetar i shoqatws sw para dhe tetra plegjikwve nw Shkodwr thekson se deri më tani janë vendosur 4 tabela por për një muaj do të vendosen në total 30 tabela në rrugët e qytetit….

 

Kryetari Ustabeqiri i bën thirrje personave që kanë statusin invalid të paraqiten pranë bashkisë së Shkodrës që të pajisen me kartën e cila do t’i jap mundësi parkimi në vendet e caktuara….

 

Më parë vendparkimet për invalidët në rrugët e qytetit të Shkodrës kanë qënë vetëm të vijëzuara dhe mungesa e tabelave ka bërë që shpesh herë të zihen edhe nga shoferë të cilët nuk e kanë statusin e invalidit.

Artikulli paraprakSHQIPËRISË I MUNGOJNË 100 MIJË TON MISËR, RRITEN ÇMIMET
Artikulli tjetërSITUATA ME COVID-19, MSH: ASNJË HUMBJE JETE DHE 89 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT