ZËNIA E HAPËSIRËS SË LIRË PËR PARKIMIN E AUTOBUSËVE SJELL KAOS NË TRAFIK. Parkimi i automjeteve private ne zonen e percaktuar per transportin urban tashme eshte nje fenomenen i perditshem ne qytetin tone.

Urbanet detyrohen te ndalojne per te marre apo ulur pasagjere ne njeren korsi te rruges kryesore pasi vendparkimi i secilit stacion perkates zihet nga parkimet e gabuara qe bejne automjetet private. Pamjet tregojne qarte sesi njera korsi zihet nga parkimet e gabuara, njera nga ndalimi i urbaneve dhe kembesoret e bicikletat detyrohen te levizin ne korsine e percaktuar per automjetet duke u shnderruar keshtu ne nje burim incidentesh apo edhe aksidentesh. Megjithese ky eshte nje shqetesim serioz per kalimtaret dhe ne menyre te vazhdueshme eshte publikuar ne media mesa duket ky fakt nuk ndalon qe brenda vijes se verdhe te percaktuar per parkimin e urbaneve te parkohen edhe automjete private nderkohe lind pyetja se cili eshte roli i Policise Bashkiake dhe asaj te Qarkullimit Rrugor ne kete rast?