Verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar. Ne Peshkopi bora ka shtruar deri në 15 cm lartësi. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Në zonat e thella ka arritur deri në 20 cm. Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat.

Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.

Artikulli paraprakPANDEMIA I BËRI SHQIPTARËT ‘DEMBELË’
Artikulli tjetërRESHJET E BORËS, ARRSH INFORMACION PER AKSET RRUGORE NACIONALE