Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e deborës në veri të vendit.

Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëborë ka pasur në Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin dhe në zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullim, por ka shkëputje të energjisë në disa fshatra.

Edhe territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore. Nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

Probleme me energjinë elektrike ka në fshatrat Myhejan dhe Kërrnajë, Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA VIZITON ROMËN TË HËNËN PËR PREZANTIMIN E ‘GIRO D’ITALIA’! NUK KA KONFIRMIM PËR TAKIM ME MELONIN
Artikulli tjetërMESHA E PARË E IPESHKVIT TË RI PERAGINE, KRYETARI I BASHKISË I URON MIRËSEARDHJEN