Për herë të parë të rinjtë e “Rrok Academy”, pjesë e Shkodra Jazz Festival zgjodhën Vermoshin në Malësinë e Madhe për të dhënë dy koncerte në një natyrë të veçantë .

Koncerti “Albanian Sounds” i shoqatës kulturore “Rrok Jakaj” si organizator, përmes studentëve të Rrok Academy të degëve Jazz dhe Klasike erdhi natyrshëm për t’u zhvilluar në pikën turistike të Vermoshit shprehe drejtuesi artistik i Shkodra Jazz Festival Markelian Kapidani.

Artisti me famë botërore Paçalin Pavaci solli në skenë klasëkn e Rrok Academy ndërsa thotë se të sjellësh muzikën në Vermosh nuk është aspak e lehtë.

Të ftuar special gjatë këtyre koncerteve në Vermosh ishin edhe mjeshtrat e muzikës Sokol Prekalori në violinë dhe Bardh Jakova në firzamonikë si dhe artistja Klodiana Brahimi. Shkolla verore e Rrok Academy zhvillohet prej 5 vitesh në Shkodër me pjesëmarrjen e studentëve nga Ballkani dhe Europa nën udhëheqjen e emrave të njohur të muzikës shqiptare.

Artikulli paraprakM. MADHE, NË PRANGA KRYEPLAKU DHE VËLLAI I TË VRARIT
Artikulli tjetërHAPEN REGJISTRIMET DHE KONKURSET NË “PRENKË JAKOVA”