
Sezoni i ri turistik është në prag, ndërsa Shiroka ka filluar të pres vizitorët e parë. Qytetarët shkodranë kryesisht, por edhe të tjerë tashmë e kanë përfshirë në destinacion të referuar.
Si një ditë e diel pushimi, të gjithë kanë preferuar të kalojnë disa orë nën freskinë e Liqenit të Shkodrës dhe ajriot të pastër, larg nga tymi i automjeteve të zonave urbane. Qytetarët, për Star Plus, shprehen se Shiroka vijon të jetë një alternativë e mirë për të kaluar momente të këndshme edhe përgjatë verës në vazhdim.
Megjithatë, akoma nuk mund të themi se Shiroka është gati të pres turistë dhe vizitorë. Një pjesë e ujit në bregun e liqenit vijon të jetë i papastër dhe kundërmon erë. Vizitorët e parë shprehen të pakënaqur me vonesat dhe mungesën e vëmendjes. Por, një pjesë e tyre, tërheqin vëmendjen edhe tek vetë qytetarët, për një kujdes më të shtuar.
Shiroka është në ndër shumë pikat strategjike të Shkodrës, e cila ofron uji, malin dhe padyshim cilësinë e ushqimit, sidomos peshkut të liqenit. Një vëmendje më e madhe është padyshim në të mirë të gjithë kësaj bukurie që nëna natyrë i ka falur kësaj zonë.


