Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur mngjesin e se premtes ku tregtaret e duhanit u perplasen me agjente te antikontrabantes , ka reaguar policia e Shkodres.

Ne njoftim e policise thuhet se , Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Doganën Shkodër, në zbatim të planit operacional, është kërkuar mbështetje edhe nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, kryesisht produktet e duhanit të grirë, të cilët kanë detyrim ligjor të pajisen me pullë fiskale nga Ministria e Financave. Gjatë kontrollit të ushtruar për dokumentacionin përkatës në tregun e ngritur në vendin e quajtur “Rus”, Shkodër, disa tregëtarë nuk e dispononin atë dhe bënë rezistencë duke kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta shërbimet e Policisë dhe ato të Doganës. Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në automjetet e Antikondrabandës së Doganës. Policia ben me dije se vazhdon kryerja e veprimeve hetimore në lidhje me këtë ngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie të paligjshme dhe në vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar. Gjithashtu, Drejtoria e Standarteve Profesionale po verifikon edhe veprimet e punonjësve të Policisë gjatë ndërhyrjes.

Artikulli paraprakTËRHIQET UJI, DËME TË KONSIDERUESHME NË AJASËM
Artikulli tjetërNGJARJA NË RUS, PD NË PROTESTE