Shkodër , skemë korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, arrestohen në flagrancë pedagogë, sekserë e studentë .

Informacioni i policise : Finalizohet me sukses operacioni i koduar “THE BILL” 9 shtetas vihen në pranga e 5 të tjerë shpallen në kërkim .Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P-Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, në bazë të një hetimi disa-mujor dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për goditjen e veprimtasisë së paligjshme të korrupsionit, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “THE BILL” Në kuadër të këtij operacioni është zhvilluar hetim proaktiv, ku është arritur të zbulohet roli i këtyre shtetasve, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar studentë të ndryshëm, në Universitetin e Shkodrës, në këmbim të vlerës monetare që varionin nga 100 deri në 300 euro, për të qënë kalues në provime.

Më datë 21.11.2016 në bazë të veprimeve hetimore u bë i mundur arrestimi i shtetasve të mëposhtëm :

* Simon Lufi, 53 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)

* Rokin Daberdaku, 44 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)

* Ndoc Deda, 51 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

* Vebi Bala, 65 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

* Ermal Lera, 30 vjeç, banues në Shkodër (sekser)

* Brunilda Alushi, 22 vjeçe, banuese në Burrel (studente)

* Vebi Alushi, 50 vjeç, banues në Burrel

* Arsen Lekaj, 20 vjeç, banues në Shkodër (student)

* Renato Trushi, 20 vjeç, banues në Vau Dejes (student)

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve :

* J.H. 20 vjeç, banues në Lezhë, (student)

* E.B 21 vjeçe, banuese në Vau Dejes (studente)

* B.H 25 vjeç, banues në Vau Dejes, (student)

* A.H. 21 vjeç, banues në Shkodër, (student)

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 e 245/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK, NËSE DO KISHIN PASUR KASË ERGI DHE KEJDI DO SHPËTONIN
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI FLET PËR MBETJET NË LANDFILL