Këta janë Hamza dhe Françeska Gëzdari. Dy të rinj nga Shkodra që për dy vite qëndruan si azilantë në Gjermani dhe më pas shteti gjerman i ktheu. Sapo janë kthyer bashkë me fëmijët, dy të rinjtë në pamundësi për të gjetur një punë janë bërë pjesë e trajnimit të projektit të GIZ Albania në fushën e hotelerisë duke u aftësuar për punë.

Françeska Gëzdari thotë se vendosën të largohen drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë por u përballën me vështirësi. Sot Françeska tregon se ka vendosur që të gjejë një punë dhe të qëndrojë në Shqipëri

Bashkëshorti i saj Hamza Gëzdari thotë se ka dëshirë ta gjejë veten në fushën e hotelerisë pas trajnimit që ka bërë.

Vjollca Kallo është një tjetër e trajnuar e cila ka qëndruar 10 vite në Itali dhe më pas 2 herë nga 6 muaj në Gjermani dhe tanimë është kthyer nga shteti gjerman. Vjollca nuk mohon mundësi për të emigruar sërish.

Historitë e këtyre të rinjve që largohen drejt shteteve të ndryshme të Europës, kryesisht në Gjermani si azilkërkues janë të shumta por pjesa më e madhe pas vështirësive me të cilat janë përballur në kampe kanë zgjedhur që ta gjejnë veten e tyre duke u punësuar në Shqipëri ndërsa një pjesë tjetër ëndërrojnë të emigrojnë përsëri.

Artikulli paraprakGARA PËR REKTOR, GOLEMI: DUA T’I NDËRROJ FYTYRËN USH
Artikulli tjetërGJOKË VATA, ZËRI BRILANT I NJË ARTISTI QË FESTOI 85-VJETORIN