Zona e nënShkodrës është njohur për traditen e saj në prodhimin e kulturave të ndryshme buqësore siç është misri, gruri apo perimet. Një prej njësive më të njohura është ajo e Dajçit, por fermerët tregojnë se po ndeshen me vështirësi për shkak të mungesës se tregut dhe fuqisë puntore.

Administratori i njësisë së Dajçit Bros Pjetrani thekson se kërkesat më të shumta në treg janë për bimët dekorative të cilat kultivohen prej shumë kohësh në këtë njësi. Pastrimi i kanaleve të dyta dhe të treta pritet t’i shërbejë prodhimeve bujqësore në fshatrat e Dajçit.

Megjithëse bujqësia është një ndër sektorët kryesore të ekonomisë në Shqipëri, fermerët kërkojnë më tepër mbështetje nga institucionet shtetërore.

Artikulli paraprakPËRMBYLLET PROJEKTI “VAU DEJËSI DESTINACION TURISTIK”
Artikulli tjetërKAPITENI I SHIROKËS: SEZON I DËSHTUAR!