
Merr fund rrethimi në Orosh! Dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia.
Dy personat e armatosur që prej mëngjesit që qëndruan të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, janë vetëdorëzuar pas disa orësh negociatash. Fillimisht, forcat e rendit tentuan kontaktin përmes vëllait dhe më pas motrës së njërit prej të rrethuarve, duke arritur t’i bindin që të dalin paqësisht nga objekti ku ishin strehuar. Policia e ka nisur aksionin që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Më pas, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA






