Pak orë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrës një ditë më parë, është vetëdorëzuar në polici Ndoc Maçaj, autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni, ngjarje e ndodhur në fshatin Abat, pjesë e njësisë administrative Shalë në Shkodër.
Ndoc Maçaj, me detyrë kryeplak i fshatit, është paraqitur në polici së bashku me armën e krimit, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja ndërsa ka pranuar krimin.
Dyshohet se pak momente para ngjarjes, autori dhe viktima janë konfliktuar për motive të dobëta ku thuhet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën e ka qëlluar me një plumb në kraharor, i cili i ka shkaktuar vdekjen.
Autori dhe viktima janë të afërm, ndërsa policia po heton në disa pista ku më kryesirja është konflikti për kultivimin e bimëve narkotike.
Policia ka marrë në pyetje disa banorë dhe afërm lidhur me këtë ngjarje ndërsa hetimet po vijojnë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSINDIKATAT: “VERIU NË PRAG VDEKJE, PUNËTORËT NËN PRESION”
Artikulli tjetërPERGATITJET PËR VITIN E RI SHKOLLOR NË LEZHË