Pas disa muajsh kërkimesh dhe negociatash me familjarët, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Lezhë, 25-vjeçari E. F., banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia.I riu është paraqitur në komisariat i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 mars 2026, kur 25-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, shtetases Xh. N.Nga hetimet paraprake dyshohet se, pas dhunës së ushtruar, gruaja ka konsumuar medikamente dhe si pasojë ka humbur jetën.

Pas vetëdorëzimit, i riu është marrë në përgjegjësi nga shërbimet e policisë, ndërsa veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr. 2.Hetimet do të vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë e të dyshuarit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHEN 2 SHTETAS TË HUAJ QË TRANSPORTONIN 4 AFGANË DREJT MALIT TË ZI
Artikulli tjetër1 TETORI, DITA NDËRKOMBËTARE E TË MOSHUARVE