Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se, nga 1813 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 234 persona i kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 12.9%.

“Rikthimi në autoshkollë është e vetmja alternativë për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë”, thekson DPSHTRR.

DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën.

E FRIKSHME/ Vetëm 234 persona, ose 12.9 % e shoferëve rimorën

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE, BEGAJ: SHQIPJA, TIPARI THEMELOR I IDENTITETIT TONË KOMBËTAR
Artikulli tjetërRAMA U PËRGJIGJET KOMENTUESVE: TIRANËN NGA “VARRI” E NGRITA UNË, KUR E MORI ME DHUNË “KËNETA” AS SAHATI NUK PUNONTE