Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Shkodër ka organizuar sot një aktivitet sensibilizues me moton “Vetëm stop duhanit”. Qëllimi I këtij aktiviteti është inkurajimi I të rinjve që të mos e nisin apo ta lën duhanin.Ditmir Boriçi, specialist I shëndetit parësor në NJVKSH theksoi në fjalën e tij se duhanprija është një varësi që po merr miliona jetë njerëzish çdo vit dhe është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të rënda.

Ai shtoi se reagimi i qytetarëve ka qënë pozitiv, ndërsa ndërgjegjësimi duhet të nisë pikërisht nga të rinjtë.

Me pankarta simbolike dhe mesazhe ndërgjegjsuese, ky aktivitet mblodhi së bashku qytetarë të shumtë, veçanarisht të rinj për të dhënë një mesazh të fortë kundër përdorimit të duhanit.

Artikulli paraprakKALIMI I TOKES NE PRONESI NE LEZHE
Artikulli tjetër“VISARET E TRADITAVE DHE KUJTESA QË NDRIÇON HISTORINË”