Inspektorja e Sigurimeve Shoqërore në Njësinë Administrative Gur i Zi ka nisur sensibilizimin e banorëve të zonës me qëllim që të bëjnë pagesën e masës kontributive për përfitimin e pensionit.

Ajo bën me dije edhe shumën e nevojshme për të vetëpunësuarit në bujqësi. Regjistrimi i të rinjve të vetëpunësuar në bujqësi mbetet sfidë e inspektorëve rajonalë që shërbejnë në njësi administrative dhe bashki të qarkut Shkodër.

Bulku bën me dije edhe vitet që ISSH ka falur kamatëvonesat për ata që duan të bëjnë pagesat kontributive për vitet e kaluara.

Drejtoria rajonale e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shkodër ka shpërndarë në të gjithë qarkun 15 inspektorë për mbledhjen e kontributeve dhe ofrimin e shërbimeve për të vetëpunësuarit në bujqësi.

Një pjesë e këtyre inspektorëve zotërojnë zyrat e tyre pranë njësive administrative si dhe kanë përcaktuar ditët kur banorët mund të marrin shërbime.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“GJUHA SHQIPE”, 2352 NXËNËS NË PROVIM
Artikulli tjetërAPLIKIMET E FERMERËVE PËR GRANTE SHTETËRORE