Shkolla veterinare në qytetin e Shkodrës e ka humbur plotësisht funksionin e saj.Në ambjentin përreth ka mbetur vetëm godina e cila është në prag shembjeje.

Megjithatë ka afro 4 vite që nxënësit së bashku me laboratorët dhe mjetet e tjera mësimore janë trasferuar përgjithmonë në shkollën profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Bashkisë Vau-Dejës.

Ruzhdi Kapedani drejtor i shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” thotë se ka marrë informacion se shkolla veterinare në Shkodër nuk do të rikonstruktohet për tu kthyer në funksionale, sepse nxënësit janë akomoduar njëherë e përgjithmonë në atë të Bushatit.

Në fakt të vjen keq kur shikon se si shkolla veterinare në Shkodër e cila ka nxjerrë breza të tërë veterinerësh ka shkuar në këtë gjendje duke detyruar kështu largimin e nxënësve

.Një pjesë e tyre që jetojnë në qytet tashmë e kanë më të vështirë për shkak të largësisë, ndërkohë që nxënësit nga rrethet e tjera të vendit akomodohen në konviktin e shkollës “Ndre Mjeda” të Bushatit

 

Artikulli paraprakEDHE SHKODRA NË PROTESTËN E OPOZITËS
Artikulli tjetër1500 PROTESTUES NGA LEZHA DREJT TIRANËS