Kavajë – Tjetër tragjedi familjare, vetëvaret babai i tre fëmijëve në Golem

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të martë. Një 54-vjeçar në Golem i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 të ditës së sotme, në afërsi të konviktit të shkollës së mesme. Viktima i identifikuar si shtetasi me iniciale A.T është gjetur i varur në shkallët e brendshme të banesës së tij. Policia thotë se “nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas të jetë vetë varur”. Konkluzionet e policisë përforcohen më tepër nga një letër e gjetur pranë viktimës, e shkruan nga ai vetë, ku shpjegon arsyet e ndërmarrjes së aktit të flijimit. Viktima, baba i tre fëmijëve, mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe e kishte lënë e shoqja. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. Më poshtë është letra që ai ka lënë para se të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHPËRTHEN NË FLAKË BENZI TEK RRUGA E ELBASANIT
Artikulli tjetërI ALKOOLIZUARI DHUNONTE GRUAN VEPRA TË TURPSHME PARA VAJZËS SË MITUR