Përmes një dokumentari Lëvizje Vetëvendosje ka përkujtuar në Tiranë 10 vjetorin e demostratës së 10 shkurtit të vitit 2007, përmes së cilës u kundërshtua plani i Ahtisarit për Kosovën.

Dokumentari ka risjellë në kujtesë momente nga demostrata e cila nisi paqësore, por u shpërnda me dhunën e policisë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, theksoi se demostrata shënoi një pikë kthese jo vetëm për forcën politike ku ai bën pjesë, por edhe për Kosovën.

Ai u shpreh se Vetëvendosje do të vijojë betejat e saj për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Në përfundim të dokumentarit, Kurti zhvilloi edhe një diskutim me të pranishmit, ku në fokus ishin ngjarjet e 10 shkurtit të 2007.

Në demostratën e 10 shkurtit në Kosovë humbën jetën 2 protestues Arben Xhelasini dhe Mon Balaj si dhe u plagosën rreth 80 persona të tjerë.

Artikulli paraprakDEKLARATA E FORTË E CUNGUT: MUND TË LARGOHEM NGA VLLAZNIA
Artikulli tjetërTIRANA FESTON 97-VJETORIN E SHPALLJES KRYEQYTET