ALBIN KURTI: QEVERIA NUK PLOTËSOI KËRKESAT, PROTESTA PËR KOSOVËN. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se protestat për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq dhe për Ligjin e Trepçës, do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Ai pas mbledhjes me kryesinë e partisë së tij, ka thënë se protesta e radhës do të organizohet të mërkurën e ardhshme në orën 12.Protesta, sipas tij, do të nisë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të marshojë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë. Kurti ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë leje nga Policia e Kosovës për organizimin e protestave të mërkurën e javës së ardhshme. Lideri i VV-së ka folur edhe për deklaratat e krerëve të Qeverisë, të cilët e kanë akuzuar atë se po tenton ta marr pushtetin me dhunë. Kurti ka thënë se me këto protesta nuk po dëshirojnë ta marrin pushtetin, por zbatimin e kërkesave, që sipas tij, qeveritarët nuk po dëshirojnë t’i realizojnë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, LARGOHET KROATI SE NUK I PËLQEU AMBJENTI
Artikulli tjetërTRAFIKU I DROGËS, MAJORI NUK KISHTE LEJE