Alarmi për vetëvrasjet, mjekët: 50 raste në 10 muaj me fostoksinë.

Mjekët toksikologë në Fier japin alarmin për rritjen e numrit të personave në moshë të re që zgjedhin t’i japin fund jetës, përmes vetëhelmimit. Vetëm në tre javë e tetorit janë konstatuar 6 raste, nga të cilët 4 kanë humbur jetën, ndërsa prej fillimit të vitit janë shënuar 50 vetëhelmime. Mjekët ngrenë shqetësim dhe për rastet e shtuara të urgjencave nga përdorimi i drogave të ndryshme. Mjekët toksikologë në spitalin rajonal të Fierit japin alarmin për shtimin e rasteve të vetëflijimit. Në 10 muaj, thotë mjeku Lulzim Banushaj, numërohen mbi 50 vetëhelmime me fostoksinë, ku vetëm për tetorin janë 6 raste, nga të cilët 4 kanë qenë më vdekje dhe dy me pasoja të rënda në shëndet, pasi helmi i fuqishëm u ka dëmtuar organe jetësore. Sipas mjekut toksikolog, fenomeni i vetëflijimit ka prekur kryesisht moshat e reja, ndërsa si shkak listohen ekonomia, papunësia apo mosmarrëveshjet në çift. Lulzim Banushaj: Gjashtë raste, katër kanë përfunduar me vdekje, dy të tjerë kanë kaluar gjendje të rëndë shoku toksik. Kanë shpëtuar por sigurisht ato lënë probleme me dëmtime të veshkave dhe mëlçisë. Kemi pasur dhe tre raste me helmime bujqësore, inseticide dhe pesticide. Në repartin e Toksikologjisë në spitalin rajonal të Fierit, mjekët ngrenë shqetësim dhe për rastet e shtuara të urgjencave nga përdorimi i drogave të ndryshme. Lulzim Banushaj: Po shtohen rastet me intoksikim arkolik dhe me drogëra. Japin dëmtime të shëndetit, social-ekonomike, familjare, kanë shumë probleme. Në urgjencë ka pasur shumë raste, por që të shtrohen në spital kemi tre raste që kanë bërë gjendje të rëndë overdoze.