Vetëvritet me armë zjarri një 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Torovicë të Lezhës.

Policia nuk jep detaje të tjera për humbjen e jetës së shtetasit me iniciale T.M.

“Më datë 03.02.2021, rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij, në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi T.M.,49 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA ZBARDH DETAJE NGA TAKIMI I AMBASADORES YURI KIM ME RAMËN E METËN NË PRESIDENCË
Artikulli tjetërPARALAJMËRIMI PËR PËRGJIMET E ‘NDRAGHETËS’, AMBASADORI ITALIAN: DO TË KETË ZHVILLIME ME RËNDËSI