Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimin e këtij të fundit sa i takon vettingut për politikanët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi thekson se Rama në këto 8 vite qeverisje ka dëshmuar me premtime të pambajtura, ndërsa e cilëson atë gënjeshtar.

“Edi Rama- 8 vjet deshtime dhe premtime te pambajtura. Genjeshtar!”, -shkruan Bardhi.