Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme komisionerët e KPK.

Znj.Kim qartësoi se procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm përfshirë dhe sulmet mbi komisionerët.

Për ambasadoren, SHBA do të vijojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi dhe se Shqipëria duhet të ketë sistem drejtësie professional, efikas e pa korrupsion.

“U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri.

Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion – jo vetëm se është thelbesor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq.

SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un”, shkruan Yuri Kim.

Artikulli paraprakSALI BERISHA VETËDEKLAROHET SI DEPUTET I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD
Artikulli tjetër“BUKË, KRIPË E ZEMËR”, AMBASADORJA E SHBA: NËSE NJË DITË RASTIS NË VËSHTIRËSI, DO TË VIJ NË SHQIPËRI. BOTA DUHET TË NXJERRË MËSIME NGA KY VEND I VOGËL