Vettingu, mbërrijnë ekspertët e ONM, nis verifikimi i kandidatëve

Mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ndërsa të premten pritet të verifikimi i kandidatëve për institucionet e Vettingut. Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe 3 anëtarët e tjerë që do të përbëjnë ONM kanë mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte. Tre Zyrtarët e tjerë pjesë e misionit janë nga Gjermania, Italia dhe Austria. SHBA dhe BE kanë firmosur marrëveshjen e përbashkt mbi bazën e së cilës do të realizohet puna endërkombëtarëve për monitorimin e Vettingut. Bëhet me dije se pritet të ngrihet edhe një bord vendimarrjeje në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambsadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Sipas burimeve, anëtarët e ONM do të qëndrojnë me mision përgjatë kohës që do të kryhet Vettingu ndërsa ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe kolegji i Apelimit. Mësohet se puna e ONM nis të premten më vënien në sitë të kandiatëve për institucionet e Vettingut.

Artikulli paraprakOPERACION NDËRKOMBËTAR I KODUAR, “DITËT E PËRBASHKËTA TË VEPRIMIT, JAD 2017”, KUNDËR TRAFIKUT TË ARMËVE TË ZJARRIT
Artikulli tjetërVDES NË NJË AKSIDENT TRAGJIK PËR PAK DITË MBUSHTE 21 VJEÇ