Një ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e formularëve të Vettingut në Policinë e Shtetit, drejtoritë rajonale kanë bërë bilancin paraprak.

Nga 2300 punonjës të Policisë së Tiranës, 2256 kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, ndërsa 44 prej tyre kanë dhënë dorëheqje.

Efektivët e policisë kanë deklaruar në formular të ardhurat vit pas viti dhe çdo pasuri që disponojnë.

Vettingu në Policinë e Shtetit, njësoj si ai në drejtësi, shihet si një premisë e cila do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar.

Kush nuk justifikon pasuritë përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa çështja më pas iu kalon institucioneve ligjzbatuese.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak4-VJEÇARI KTHEHET NË HERO, DHURON PALCËN PËR T’I SHPËTUAR JETËN VËLLEZËRVE TË TIJ BINJAKË
Artikulli tjetërHAPJA E NEGOCIATAVE, BUSHATI: NUK ËSHTË E LEHTË, JEMI PARA NJË “PËRPJETE”