Vettingu, Venecia duhet të mbyllë draftin final në 7 dhjetor

 

Sipas burimeve draftin final Komisioni i Venecias duhet ta mbyllë në 7 dhjetor për t’ia përcjellë fillimisht ambasadorëve të unionit të atashuar në Bruksel. Ky opinion merret parasysh për vendimin e Këshillit Europian për negociatat për Shqipërinë, pavarësisht se çfarë vendos dhe kur mblidhet Gjykata Kushtetuese. Sipas burimeve palëve shqiptare zyrtarisht i vihet në dispozicion opinioni final në datën 9 dhjetor dhe më pas duhet të mblidhet Gjykata Kushtetuese. Ndërsa mësohet se mbledhje paraprake e komisionit të Venecias është bërë që në datën 25 nentor. Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese dërgoi në Komisionin e Venecias variantin e dytë të vettingut, të përkthyer në rregull.