Vettingu, vetëm 1/4 e aplikantëve plotësojnë dosjen për në garë

 

Kriza politike me Vettingun mesa duket ka stepur dhe vetë të interesuarit për të bërë skanimin e drejtësisë shqiptare. Nga 164 kandidatë për anëtarë të 2 komisioneve të vettingut, vetëm 40 kanë plotësuar dosjet për t’u përfshirë në mënyrë korrekte në garë. Pikërisht mungesa e dokumentacionit të tyre detyroi Kuvendin të rikthente procesin pranë zyrave të Avokatit të Popullit. Fillimisht duke rihapur aplikimet dhe për kandidatë të tjerë, por më pas duke i lënë afat 1 javë kandidatëve ekzistues për të plotësuar siç duhet dosjet. Por kur kanë mbetur dhe 3 ditë nga skadimi i këtij afati, vetëm ¼ kanë shprehur interes për t’u rifutur në garë. Komsionet e Vettingut janë baza e gjithë Reformës në Drejtësi, pa Ok-in e tyre nuk fillon punë asnjë intitucion tjetër që krijohet rishtaz me këtë reformë. Po ashtu edhe KLGJ e KLP vendimmarëse për prokurorët dhe gjyqtarët. Këtë të premte u mblodh në zyrën e Avokatit të Popullit komisioni ad hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga Avokatia.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAPLIKANTËT PËR VIZË NË SHBA, KONTROLLE EDHE NË RRJETET SOCIALE
Artikulli tjetërMBLIDHET KLD, NDËSHKOHEN TRE GJYQTARËVE